Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Për të ashtuquajturin skandal i pasaportave, që ka nisur prej pak javësh në Gjykatën e Tiranës, ka dhënë deklarimet si dëshmitar, pjesëmarrës të firmave konkurruese në tender. Njëri prej tyre qe Vasil Papajorgji, përkthyes i firmës franceze FTS, gjatë kohës që zhvillohej tenderi dhe me punë specialist merceolog në Ministrinë e Jashtme.

Dëshmitari i kërkuar nga përfaqësuesit e akuzës tha, se ka qenë i pranishëm, kur komisioni i zhvillimit të tenderit e shtyhu këtë të fundit, pasi firmat konkurruese nuk e kishin përgatitur dokumentacionin e plotë.

Gjatë shpjegimeve Papavangjeli tha, se gjatë zhvillimit të këtyre procedurave, firma franceze FTS, ishte vënë në dijeni se ajo gjermane Bundesdruckerai, e cila fitoi më pas tenderin në Shqipëri, kishte dështuar pak kohë më parë në prodhimin e pasaportave për Bosnjen dhe Palestinën.

Papavangjeli u shpreh se një tjetër firmë franceze kishte marrë përsipër të prodhonte dokumentin identifikues për Bosnjen. Shumë nga thëniet e dëshmitarit u kundërshtuan nga ish-zv/ministri i Rendit Himçi, kryetar i komisionit të tenderit dhe aktualisht i pandehur. Ai paraqiti një procesverbal, që vërtetonte, se dokumentet e tenderit nuk ishin tërhequr nga dëshmitari Papavangjeli, siç deklaroi ky i fundit, por nga një tjetër person, firma e të cilit ndodhej edhe në procesverbalin përkatës.

Seanca ka vazhduar me pyetjen e një dëshmitari tjetër, lidhur me konkurrimin e firmës greko-amerikane Polaroid, për të njëjtin tender./tvklan.al