Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka kritikuar drejtuesit e klubit katalanas, për mënyrën sesi punojnë në drejtimin e skuadrës.

Sipas tij, Barcelona është larg Real Madrid dhe theksoi se klubi duhet të mbajë lojtarët kryesorë. Koeman deklaroi për “Sport” se është shumë e rëndësishme që një klub të respektojë legjendat.

“Barcelona duhet të mbajë lojtarët kryesorë, për të mos mbetur shumë mbrapa Real Madrid. Unë mendoj se në kohët e fundit, diferenca mes dy klubeve është e madhe, Reali qëndron përpara.

Nuk e di çfarë po ndodh brenda në klub. Nico Williams është një lojtar i madh, por nuk e di nëse interesimi i Barcelonës është real apo thjeshtë thashetheme.

Vitet e fundit, problemi i Barcelonës kanë qenë largimet. Messi, unë dhe pastaj Xavi. Gjëja më e mirë për një klub, është respektimi i legjendave. Barça duhet të jetë në krye për të konkurruar, diçka që nuk po e bën si duhet. Unë mendoj se mënyra si drejtuesit punojnë, nuk është e duhura.”

Koeman u shpreh se Barcelona ka nevojë për lojtarë si Mbappe, që bëjnë diferencën në ndeshje të caktuara.  

“Real Madrid është superior ndaj Barcelonës, në shumë drejtime. Barça ka lojtarë të rinj dhe shumë të mirë si Lamine Yamal, Gavi dhe Perdi. Megjithatë duhen edhe lojtarë të mëdhenj, që bëjnë diferencën. Shembulli është Mbappe.

Nuk është mirë që Yamal krahasohet me Messi-n. Ajo që po bën është mbresëlënëse, duke duhet t’i jepni kohë dhe qetësi. Kjo botë ka vetëm një Messi dhe nuk do e kemi një tjetër në të ardhmen.”, deklaroi Koeman. /tvklan.al