Margjeka: Vendimi politik, nuk certifikova zgjedhjet në Durrës

Vendimi i Gjykatës së Apelit që la në fuqi arrestin shtëpiak për gjyqtaren Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion, shkaktoi përplasje të fortë mes saj dhe punonjësve të policisë në dalje të gjykatës.

Gjyqtarja akuzohet se mori 6 mijë Euro për të liruar nga burgu një të arrestuar për trafik klandestinësh, por Margjeka e quan atë një sulm politik pasi nuk certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit në Durrës ku nuk njohu krybashkiaken Valbona Sako.

“Nuk i dhashë mandatin Bashkisë së Durrësit. Aty është një vend me banda, me mafie me kriminalitet. Isha e bindur edhe sot ta kisha nuk e jepja nuk e peritonin mandatin, le të varroset familja ime, le të shkatërrohet, po ai ishte mashtrim. U bë me kërkesë të Partisë Socialiste”.

Përveç vendimit për zgjedhjet në Durrës, gjyqtarja thotë se kishte në dorë edhe dy çështje të tjera për të cilat është sulmuar nga qeveria.

“E kuptoni që kisha unë në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit… 8 ton drogë, 25 policë detyrim me paraqitje, sepse drejtori i kufirit bënte drogën. Turp të keni, shtet mafioz, kriminal, shtet i korruptuar”.

Gjyqtarja u arrestua më 9 Shtator së bashku më bashkëshortin e saj Arben Cera pasi prokuroria thotë se mori 6 mijë Euro nga një avokat për të liruar një të arrestuar.

Tv Klan