Përbërësit:

300 gr miell

200 gr parmixhano reggiano

180 gr pana

150 gr speack

30 gr gjalp

20 gr rozmarinë

1 kg patate

Qumësht

Gjysmë veze

Kripë e imët

Miell misri

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë patatet dhe i vendosim në tenxhere që të ziejnë. Në një tjetër tenxhere hedhim fillimisht gjalpin, më pas qumështin, panën, pak arrë moskat, kripë dhe piper. Pasi e heqim nga soba shtojmë ngadalë dhe duke e përzierë djathin e grirë derisa të krijohet një masë në formë kremi. Nxjerrim nga uji patatet, i shtypim dhe i shtojmë 1 kokërr vezë, pak arrë moskat, djath kaçkavall, rozmarinë të grirë imët dhe miell dhe i bëjmë brumë. E ndajmë në disa pjesë brumin, e bëjmë me forma dhe më pas i ziejmë.

Në një tigan hedhim gjalp, pak rozmarinë dhe skuqim speack-un. Më pas i shtojmë pak nga uji me të cilin skuqëm patatet dhe hedhim në të gnocchit dhe i lëmë të ziejnë për pak bashkë. Në pjatë vendosim fillimisht kremin e djathit dhe mbi të gnocchit.

/tvklan.al