Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve, përfiton në rolin e pronarit.

Rama tha se janë katër projekte, të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore si edhe të dy godinave multifunksionale.

E para qe do te ndërtojë godinën e administrate publike eshtre Coldefy  nga Franca, godina do te ngrihet atje ku aktualisht ndodhet zyrat e parkut te Delegacioneve dhe aviacionit civil.

 Godina e dytë multifunksionale që do të ndërtohet pranë Bulevardit Zhan D’Ark, do të ndërtohet nga bashkimi i studiove italiane Andrea Caputo dhe Soil.

Një tjetër studio italiane është shpallur fituese me projektin e godinës së kadastrës, studio Baukuh. Godine që do të ndërtohet në të njëjtin vend ku aktualisht janë zyrat e hipotekës, në afërsi të shkollës Harry Fultz. E njëjta studio do të ndërtojë dhe godinën tjetër multifunskional në një tjetër pronë publike përgjatë rrugës Muhamet Gjollesha

Këto investime sipas kryeministrit do të kursejnë miliona euro në vit që shkojnë për zyra me qira e duke krijuar gjithashtu një platformë të re zhvillimi të pronës publike, sipas modeleve më të mira europiane, si edhe transformimit të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030.

Klan News