Edicioni 2024/2025 i Kupës së Shqipërisë do të ketë një format të ri.

Eventi nis më 25 Shtator dhe ndryshe nga sezoni i kaluar ku morën pjesë 44 skuadra, këtë herë do të marrin pjesë 42.

Ekipet që do të garojnë janë nga Kategoria Suepriore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit 2023-2024.

Kupa e Shqipërisë e këtij edicioni do të jetë e përbërë nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në kategorinë e më të mirave sezonin e shkuar, do ta nisin nga faza 1/8.

Çiftet çerekfinalistë dhe gjysmëfinalistë do të përcaktohen me short i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndryshe nga turet e mëparshme me 1 përballje. Fituesi i edicionit të 73 të Kupës së Shqipërisë merr pjesë në kualifikueset e Conference League.

Klan News