Erjon Llapushi dhe Sajmir Fraholli të arrestuar në Pogradec pak ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda  dyshohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e gjobëvënës.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se, dy të rinjtë kanë detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci t’u dhurojnë aksione të kompanive të  tyre.

Për Llapushin dhe Frahollin rëndojnë akuza “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Kanë qenë biznesmenët e dëmtuar që kanë kallëzuar në policinë e Pogradecit dhe më pas ka ardhur edhe arrestimi i tyre.

Tv Klan