Goditjet e vazhdueshme të topit me kokë ndikojnë në problemet e mëvonshme të trurit.

Bennet Omalu, një studiues i njohur, tha për Radio BBC se të tilla veprime duhen shmangur sa mundet nga lojtarët dhe të mos lejohet në moshë të mitur.

“Nuk ka kuptim të kontrollosh me kokë një objekt që udhëton me shpejtësi të madhe. Unë mendoj se duhet të ulet sa të mundet goditja e topit me kokë në nivelin profesionist pasi përbën rrezik. Fëmijët nuk duhet të prekin topin me kokë” – tha doktor Omalu.

Studimet treguan se futbollisti anglez Jeff Astle pati probleme të rënda në tru si pasojë e goditjeve të vazhdueshme të topit me kokë dhe vdiq në moshën 59-vjeçare.

Rasti i tij bëri që të studiohej ky fenomen për të qartësuar dëmet që shkakton goditjet e vazhdueshme të topit me kokë.

Tv Klan