Goga Basket fiton kampionatin

Goga Basket fiton kampionatin

23:40 19/05/2019

Goga Basket bëri historinë, duke fituar kampionatin e basketbollit për meshkuj për herë të parë në historinë e saj. Skuadra e drejtuar nga Melzin Lazimi fitoi finalen e pestë me Teutën të dielën në Xhafzotaj. Një sukses 81-60 për Gogën që zotëroi takimin, duke mbajtur avantazhin gjatë të gjithë përballjes.

Goga Basket shkoi në pushim duke kryesuar me rezultatin 33-30. Pas kthimit në fushë loja ishte më kërkuese duke thelluar avantazhin me Teutën. Një rivalitet i fortë mes këtyre ekipeve si në sezonin e rregullt dhe fazën finale. Derbi durrsak i shfrytëzoi të gjitha takimet në dispozicion.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT