Projekti në jug të vendit, blerje e zgjuar

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, qytetarët rendën për të shijuar pushimet në bregdet. Krahas natyrës, turistët po bëhen çdo vit edhe më kërkues për infrastrukturën e duhur.

Një ndër projektet më të rëndësishme për turizmin në jug të vendit është Green Coast Resort and Residences. Ky investim i Grupit Balfin, me vlerë rreth 100 milionë euro ka zgjuar interes në tregun vendas edhe të huaj.

“Pas përfundimit të fazës së parë tani po përfundojnë njësitë e fazës së dytë. Tani gjithçka në Green Coast është më e prekshme, ka më shumë banorë dhe pritet të ketë edhe më shumë turistë. Krahas ecurisë së ndërtimit, këtë vit kemi funksionale shumë shërbime dhe lehtësi”.

Pandemia paralizoi shumë sektorë, por në Green Coast, kërkesa për vila dhe apartamente ka ardhur në rritje.

1 fakt interesant që besojmë se ka ndikuar në këtë rritje është programi i qiradhënies. Nga oferta e fundit që kemi patur deri para pak ditësh, nga ky program blerësit e rinj përfitonin të ardhura të garantuara në vlerën e 6% të investimit të tyre, në vetëm 2 vitet e para”.

Blerësit po zgjedhin të investojnë në pasuri, të cilat shfrytëzohen në çdo moment.

“Shume blerës kanë shfaqur interes për programet dhe platformat e kthimit të investimit. Programi i qiradhënies dhe platforma e shkëmbimit të pushimeve janë dy koncepte të njohura në tregun botëror, por jo shumë familjare për tregun tonë. Nëpërmjet tyre çdo blerës në Green Coast mund të zgjedhë të përfitojë nga mirë-menaxhimi i pronës së tij ose do të mund ta shkëmbejë me eksperienca të ndryshme pushimesh në resorte të ngjashme”.

Në rastin e resorteve elitare, si Green Coast, kombinimi i investimit të zgjuar dhe kënaqësia që të jep pasja e një vile apo apartamenti sjell përfitim.

Tv Klan