Të dënuarit shqiptarë dhe të kombësive të tjera që po vuajnë dënimin në burgjet greke kanë nisur një grevë. Ata ankohen se janë shkelur të drejtat e tyre.

Të dënuarit kanë njoftuar mediat në Shqipëri pasi në vendin fqinj nuk është dëgjuar zëri i tyre. Në një deklaratë publike ata kërkojnë nga ana e institucioneve të drejtësisë në vendin fqinj që të merren masa.

Sipas informacioneve që vijnë nga të dënuarit shqiptarë në vendin fqinj greva do të përshkallëzohet në të gjitha burgjet greke. Po ashtu ata pretendojnë se në grevë urie do të futen të gjithë të dënuarit që nga veprat më të lehta deri tek ato me të rënda. 

Të burgosurit pretendojnë se drejtësia greke nuk u njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe po I mban në burg në mënyrë të paligjshme. Të dënuarit bëjnë me dije se kanë zhvilluar disa herë protesta në burgjet e vendit fqinj por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Deklarata e të dënuarve në Greqi: Procesi i lirimi me kusht duhet të rregullohet nga kuadri ligjor në fuqi në kohën e kryerjes së krimit. Çdo interpretim tjetër dhe shkurtim prapaveprues i të drejtave të të burgosurve nga legjislacioni oportunist i mëvonshëm cenon të drejtën për të zbatuar një ligj më të butë, pasi këtu përfshihet shqiptimi i dënimit, e drejta për një proces të rregullt dhe dinjiteti i garantuar me kushtetutë i të burgosurve.

Sipas informacioneve të disa prej të dënuarve ata kanë 1-2 vite që janë në pritje për të shqyrtuar kërkesat e tyre për lirim me kusht. Deri në fund të javës së ardhshme në greve urie mund të futen mbi 16 mijë të dënuar dhe paraburgosur, ne vendin fqinj. 

Klan News