Shkak, kërkesa për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Grupe ekstremiste pro serbe i kanë bërë pritë Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, duke e quajtur tradhtar. Shkak është bërë mocioni i mosbesimit që Abazoviç paraqiti në Kuvend kundër qeverisë që drejtohet nga Zdravko Krivo-Kapiç.

Por falë ndërhyrjes edhe të policisë ekstremistët pro serb janë shpërndarë, pa arritur që të cenojnë sigurinë fizike të Abazoviç. Në kundërpërgjigje për mocionin e mosbesimit të iniciuar prej Abazoviç, kryeministri Zdravko Krivo-Kapiç ka dorëzuar vendimin për shkarkimin e tij.

Tv Klan