The Bayern Munich coach, Pep Guardiola, sportingly shakes the hand of Barcelona's Lionel Messi

Bayern arriti të përmbyste vetëm rezultatin dhe jo të kualifikohej në finale. Barcelona ka qenë tepër e fortë për ekipin gjerman që dy sezone më e parë e eliminonte pikërisht në këtë fazë.

Pep Guardiola u mposht nga ish-ekipi i tij, me të cilin u shpall 2 herë kampion i Europës si trajner. Gazetat spanjolle festojnë finalen e Berlinit, ndërsa të përditshmet gjermane ndjenë keqardhje për eliminimin me fitore.

Vetë Pep Guardiola në një nga deklaratat pas ndeshejs ka thënë për televizionin katalanas TV3 se uron ta fitojë Barcelona trofeun, pasi e meriton. Një moment për tu dalluar ka qenë fjalët që Guardiola i tha Messi në pushim të takimit që sipas mediave katalanase ishin: Çfarë të kam bërë? Në këtë takim ështyë vendosur edhe një rekord i ri. Xavi Hernandez ka luajtur sfidën e 150 në Champions League.

Te Bayern nuk kishte shumë lojtarë të rëndësishëm mes tyre Ribery dhe Robben. Treshja sulmuesi Messi-Suarez-Neymar ka kryer detyrën duke dhënë aq sa duhej në fushë, 2 gola që përcaktuan kualifikimin në finalen e tetë.

Tv Klan