Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga 48-vjeçari me iniciale F.K. Ai tentoi të dilte nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Morinës duke qenë në kërkim për një tentativë për vrasje me armë zjarri, e kryer një vit më parë.

“Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, shtetasi F. K. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh.. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.”

Për 48-vjeçarin, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al