Interi triumfoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Crvena Zvezda, në sfidën e raundit të dytë në Champions League. Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, u shfaq i lumtur për paraqitjen e treguar nga ekipi i tij, duke thënë se mori përgjigjet që priste.

Sipas tij, skuadra zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ndaj një kundërshtari që kishte shkuar vetëm për tu mbrojtur.

“Djemtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer ndaj një ekipi që luante i mbyllur dhe donte vetëm të mbrohej. Ne donim të vazhdonim me paraqitjen e treguar nga Manchester City-t. Mora përgjigjet që doja dhe jam i kënaqur për këtë.

Arnautovic dhe Taremi po japin gjithçka. E merituan këtë mundësi. Për ultrasit ka folur Marotta. Ne nuk u morën me këtë pjesë, por punuam shumë në stërvitje”, deklaroi Inzaghi.

Pas dy raundeve të para në Champions, Interi ka marrë 4 pikë dhe mban vendin e pestë ne renditje. /tvklan.al