Të paktën deri në El Classico, Lopetegui do të qëndrojë në drejtimin e Real Madrid, por kupola e Bernabeut e ka humbur besimin tek trajneri. Në përfundim të ndeshjes së fundit të kampionatit ku Real humbi 2-1 në shtëpi me Levanten, presidenti Florentino Perez u ka dhënë një emër njerëzve që e rrethojnë.

José María Gutiérrez Hernánde, por të gjithë e njohin si Guti. Ish-futbollisti i Realit të artë deri pak kohë më parë drejtonte të rinjtë e Realit, ndërsa tashmë është zv.trajnerit të Besiktash, Senol Gunes. Guti është një personazh i dashur për ambientin në Bernabeu dhe për më tepër një ish-veteran i respektuar nga futbollistët. Kundër tij është vetëm mungesa e eksperiencës në drejtimin e një skuadre të madhe, por as Zidane nuk kishte një përvojë të tillë e megjithatë pati shumë trofe.

Gjithsesi Lopetegui do të qëndrojë edhe për ndeshjen kundër Barcelonës, por në rast të një katastrofe ndaj Viktoria Plzen ai do të shkarkohet menjëherë. Sipas mediave spanjolle, Presidenti ia ka bërë të ditur këtë trajnerit. Vendimi është marrë, mbetet vetëm të mësohet se kur do të ekzekutohet.

Tv Klan