Hapet Instituti Francez i Menaxhimit të Ndërmarrjeve në Tiranë (12 Nëntor 1998)

Posta

Hapet Instituti Francez i Menaxhimit të Ndërmarrjeve në Tiranë (12 Nëntor 1998)

14:40 12/11/1998

Me propozim të Ambasadës Franceze, Ministria e Arsimit ka miratuar hapjen e një instituti ku pedagogë francezë do të mësojnë studentët shqiptarë se si menaxhohet një ndërmarrje. Në inagurimin e këtij kursi merrte pjesë Ministri i Arsimit Et’hem Ruka, Ambasadori Francez në Tiranë si dhe intelektualë të tjerë frankofonë. Lëvizjet dhe hapat e reja që po ndërmerr ekonomia shqiptare kërkon dhe specialistë të mirëfilltë të cilët mësohen pikërisht nga kurse të tilla. Ministri Ruka tha se në fillim të këtij projekti ai druhej në mos nuk do të kishte frankofonë që do të ndiqnin këtë kurs pasuniversitar. Insitituti Francez për Menaxhimin e Ndërmarrjeve është e para shkollë e lartë që pas luftës ku pegadogët janë të huaj dhe leksionet nuk bëhen në gjuhën shqipe.

Pamje Universiteti, Ministri i Arsimit Et’hem Ruka, Ambasadori Francez./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi