Ka përfunduar rehabilitimi në aksin Vorë – Fushë Krujë, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore. Segmenti në fjalë është hapur për kalimin e mjeteve, me sinjalistikë dhe vijëzim provizor.

Ndërkaq, segmenti tjetër Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se banorët rezidentë të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Mjetet e transportit të mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra e Lezha në segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet autostradës. /abcnews.al