Pritej vetëm zyrtarizimi, që më në fund erdhi dhe tashmë Eden Hazard është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid. Një ëndërr e bërë realitet kjo për belgun, që aq shumë e dëshironte një kalim në Santiago Bernabeu. Los Blancos do të paguajnë shumën 100 milionë eurove plus bonuset që do të jenë në varësi të përformancës së lojtarit me madrilenët.

Eden Hazard do të prezantohet pasi të mbarojë angazhimin e tij më kombëtaren belge në kualifikueset e Europianit. Ai pritet që të hedhë firmën në kontratën që do e mbajë të lidhur me klubin për pesë vitet e ardhshme. Nuk dihet akoma sa do të jetë paga e futbollistit, por sipas saj që shkruajnë mediat spanjolle, belgu pritet të përfitojë afërsisht 20 milionë euro në sezon.

Kishte kohë që Real Madrid nuk bënte një blerje të tillë. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë në plan të afrojnë të paktën edhe një tjetër mesfushor. Synimi është Christian Eriksen ose Poul Pogba.

Tv Klan