Hetim pasurisë së Emiliano Shullazit

Pyetet në prokurori biznesmeni Ylvi Beqja

Nga Krimet e Rënda, përplasja mes Emiliano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqjas është transferuar në Prokurorinë e Tiranës. Biznesmeni ka mbërritur në Prokurori nën ruajtjen e policisë, për t’u pyetur në lidhje me hetimin për pasurinë që po kryhet ndaj Shullazit.

Ai ka qëndruar rreth një orë në organin e akuzës, ku mësohet se është pyetur në lidhje me ish-hotel “Vollgën” në Durrës, 30 % të së cilës ia kaloi në pronësi Emiliano Shullazit. Sipas Beqjas, këtë e kishte bërë nën kërcënim dhe presion. Kjo pronë është nën sekuestro nga Prokuroria deri në përfundimin e hetimit të nisur.

Pavarësisht se është dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë, Ylvi Beqja është edhe vetë në hetim, pasi ka dyshime se me transfertat e tij bankare ka pastruar para. Të dyja këto çështje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kaluan tek ajo e Tiranës për kompetencë disa ditë më parë.

Gjykata e Krimeve të Rënda, në datën 13 Nëntor dënoi me 55 vite burg në total Emiliano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtorët e tij. Dëshmia e Beqjat ishte një ndër provat kryesore që pati Prokuroria në këtë proces dhe që bindi gjykatën për të dënuar me 14 vite burg Shullazin, si drejtues të grupit kriminal.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*