Shprehja e preferuar e kryeministrit “punë ka por mungojnë profesionistët” ka rezultuar e vërtetë për hipotekat.

Ministrja e Drejtesisë ka njoftuar rihapjen e garës për plotësimin e vendeve vakante për 35 Zyrat Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në fazën e parë ka rezultuar se aplikuesit nuk përmbushnin kriteret.

 

“Ka pasur kandidatura tepër të dobëta. 25% prej tyre nuk kanë plotësuar kriteret formale ligjore dhe pjesa tjetër që mbetet janë shumë të dobëta dhe nuk arrijmë dot që të kemi në krye të këtyre institucioneve për të cilat ne duam të bëjmë ndryshim, profesionistët më të mirë të vendit”.

Ish-drejtuesve të zyrave hipotekore iu kërkua dorëheqja pas zgjedhjeve të 25 qershorit nga vetë kryeministri Rama, pasi sipas tij këto zyra ishin kthyer në zyra korruptive që sorrollasnin qytetarët, ndërsa në shumë raste emërimi i tyre ishte partiak dhe s’kishte asnjë lidhje personale me detyrën.

Tv Klan