Policia njofton se ka proceduar penalisht tetë shtetas për shkak se gjatë protestës së djeshme këta persona kanë ushtruar veprime të dhunshme si dhe kane hedhur flakadanë  dhe molotovë në drejtim të kryeministrisë.

Këta shtetas, në mesin e të cilëve është edhe një 17-vjeçar do të procedohen në gjendje të lirë.

Në protestën e mbrëmshme, protestuesit hodhën molotovë si përpara kryeministrisë, ashtu dhe para bashkisë së Tiranës.

Tv Klan