Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas përfundimit të zgjedhjeve në Himarë që sollën fitoren e kandidatit të PS-së, Vangjel Tavon. Mirëpo për liderin historik të demokratëve ky rezultat është veçse tregues i grabitjes së radhës së zgjedhjeve nga kreu i qeverisë Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale Berisha thotë se në zgjedhje ishte mobilizuar në shkelje të ligjeve i gjithë potenciali i shtetit.

Reagimi i Sali Berishës

Grabitja e radhës!

Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.

Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qëndron mbi krimin monstruoz elektoral.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

O sot o kurrë!