Dashi

Lajme të mira vijnë në dashuri me muajin Gusht, ndaj mos iu përkushtoni vetëm punës, por përpiquni të ndani pak kohë edhe për jetën tuaj private.

Demi

Kujdes sot sepse ka ende një tension në ajër, veçanërisht në dashuri. Është koha që ta lini veten të lirë më shumë dhe të largoni të gjithë negativitetin rreth jush.  

Binjakët

Kjo ditë sjell pak më shumë pozitivitet në jetën tuaj të dashurisë dhe do të kënaqeni duke shijuar të gjitha. Në punë angazhimet janë të shumta por do mund t’i përballoni pa shumë probleme.

Gaforrja

Kjo ditë do të sjellë gjëra të reja në jetën tuaj, të cilat duhet vetëm t’i pranoni dhe t’i shihni si stimuj të rinj. Dashuria jep emocione të bukura dhe puna do të kërkojë zgjedhje.

Luani

Në dashuri pika e kthesës është afër, rrezikoni! Në punë keni plot gjëra për të bërë, por adrenalina është e madhe dhe mezi prisni të vazhdoni projektet tuaja.

Virgjëresha

Kushtojini pak më shumë kohë vetes dhe nevojave tuaja dhe do të shihni që do ta gjeni rrugën si në dashuri ashtu edhe në punë.

Peshorja

Mos u shqetësoni sepse vera nuk ka mbaruar ende dhe ka shumë mundësi që dashuria do t’ju japë. Shijojeni momentin dhe mos mendoni vetëm për punën.

Akrepi

Keni jetuar disa ditë paksa zhgënjyese, por nuk duhet të lejoni që humori i keq t’ju pushtojë. Më e keqja ka mbaruar tani duhet të shihni përpara me një buzëqeshje.

Shigjetari

Ka ardhur koha t’i përkushtoheni asaj që ju pëlqen më shumë dhe ta bëni atë detyrën tuaj. Keni mbështetjen e yjeve dhe të njerëzve tuaj të dashur.

Bricjapi

Keni nevojë për një kthesë të madhe në jetën tuaj, e cila është paksa kaotike kohët e fundit. Mos kini frikë nga e panjohura, por bëni zgjedhje të synuara.

Ujori

Ju gjithmonë dëshironi të ndryshoni kur mendoni se gjërat nuk ju përshtaten më. Mos kini frikë të veproni sipas vullnetit tuaj dhe të ndryshoni jetën tuaj.

Peshqit

Ndonjëherë disa gabime të vogla çojnë në një ndërgjegjësim më të madh, kështu që ne bëjmë gabime herë pas here. Mos u ndalni vetëm në gjërat negative por jini të kënaqur me rezultatet e arritura. Surpriza të bukura do të vijnë së shpejti./tvklan.al