Armando Broja duhet të gjejë një skuadër të re në këtë merkato vere. Chelsea zotëron kartonin e sulmuesit të Shqipërisë, por lojtari nuk është në planet e stafit teknik për sezonin e ri.

Një vendim i fundit, detyron Brojën për të gjetur një skuadër të re. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, te Chelsea kanë vendosur të largojnë katër futbollistë nga ekipi i parë.

Ndër ta, bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, së bashku me Romelu Lukaku-n, Chalobah dhe Fofana. Këta futbollistë janë dërguar të stërviten me ekipin U-21, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e stafit.

Gjithashtu, ata janë urdhëruar të gjejnë një skuadër të re sa më shpejt. Sa i përket Brojës, interesimet për shqiptarin janë të shumta, teksa në Angli e kërkojnë ekipe si Everton dhe Wolves, ndërsa ndiqet edhe nga Juventusi e Milani.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e 22-vjeçarit. /tvklan.al