Dashi – Në momentet që jeni nervoz, ju bezdis edhe vetja juaj. Sot nuk do të  keni ritmin e duhur, përkundrazi do të jetë një ditë e mbushur me stres, si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Megjithatë mos u fiksoni pas problemeve pasi orët në vijim do të sjellin përmirësim të ndjeshëm.

Demi – Fillojnë të marrin zgjidhje problemet si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Bëni mirë të flisni hapur, për të kuptuar se çfarë dëshironi ju dhe çfarë dëshiron njeriu juaj i zemrës.

Binjakët – Ditë e ngrohtë dhe harmonike. Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të shkurtit do të sjellin ndjesi pozitive. Në dashuri do të ketë rikuperim, por mbani parasysh se shpesh gjërat varen nga ju.

Gaforrja – Priten vështirësi dhe tronditje sot në jetën tuaj. Duhet të bëni një analizë të realitetit, edhe pse ky i fundit ka qenë i dhimbshëm. Mundohuni që të lini pas krahëve çdo situatë që nuk ia vlen, si në dashuri edhe në punë. Shmangni në maksimum kontaktet me persona që nuk janë të qartë.

Luani – Nëse kohet e fundit keni pasur disa mosmarrëveshje, sot do të arrini t’i zgjidhni. Është një ditë mbushur me energji, e cila do të garantojë bashkëpunime të frytshme. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për të pasur dikë pranë. Kjo ndjesi e mirë shtrihet edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha – Mundohuni të tregoheni sa më të arsyeshëm sot. Ndikimi tranzit i Venusit, parashikon një ditë mjaft të rëndësishme. Edhe Saturni dhe Marsi do t’ju mbështesin gjithashtu, duke ofruar një ditë pozitive, sidomos sa i takon sferës së ndjenjave. Nëse gjatë ditëve të fundit nuk jeni ndjerë mirë, dita sot premton rikuperim.

Peshorja – Po kaloni momente fantastike dhe nuk do t’ju besohet se jeni në realitet. Do të përjetoni një periudhë të qetë dhe do të kaloni një sërë problematikash të shfaqura si në sferën familjare ashtu dhe në atë profesionale. Do t’ju duhet të gjeni një zgjidhje si dhe ekuilibrin e munguar.

Akrepi – Duhet t’i mendoni me kujdes çështjet sot dhe kurrsesi nuk duhet të nxitoheni. Do të jetë një ditë e shkëlqyer, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kjo gjë do t’ju lejojë që të përqendroheni në objektivat tuaja, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.

Shigjetari – Jetës suaj nuk do t’i mungojë aspak shija pikante. Do të fiksoheni pas një projekti me mish dhe me shpirt, duke lënë pas çdo gjë tjetër. Me energjinë e madhe që ju dhurojnë planetët gjatë këtyre ditëve, parashikohet përjetimi i emocioneve shumë të bukura, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Bricjapi – Do të përballeni me zhgënjime të mëdha sot. Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përqendrohen më shumë në të tashmen dhe në pritshmëritë që kanë për të ardhmen. Kjo gjë vlen si për sferën profesionale ashtu dhe atë sentimentale.

Ujori – Tregohuni më të matur. Të lindurit e kësaj shenje më në fund do të lënë pas shpine, ndikimin e kundërt të planetit Mars. Kjo gjë do t’ju lejojë që të shënoni përparime si në sferën sentimentale ashtu dhe në atë profesionale. Financat paraqiten gjithashtu delikate.

Peshqit – Të rrethuar vazhdimisht nga mosmarrëveshjet, nuk po gjeni kohë për qetësi. Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e mbushur me angazhime. Gjithashtu parashikohen zhvillime të rëndësishme lidhur me profesionin. Bëni kujdes me shpenzimet.