Dashi- Nëse gjendeni në mes të një grindjeje përpiquni mos merrni anën e dikujt. Është më mirë të qëndroni neutralë dhe t’i lini ta zgjidhin vetë mosmarrëveshjen duke u kujdesur kështu për të dyja palët. Më e mira që mund të bëni në këto rrethana është të përpiqeni të ndihmoni.

Demi- Edhe pse dita mund të fillojë në mënyrën më të keqe të mundshme ju duhet të qëndroni pozitivë. Yjet do t’ju japin energjinë të përballoni çdo gjë. Beqarët do t’i harrojnë të gjitha problemet që kanë ndërsa shtohen mundësitë për njohje të reja. Me financat nuk duhet të rrezikoni.

Binjakët- Sot ju duhet të merrni një vendim të madh për të përballuar mosmarrëveshjet në çift. Nëse pyesni se çfarë është e gabuar, partneri me siguri do të thotë: “Asgjë”. Përdorni intuitën tuaj për të nxjerrë atë që e shqetëson. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë, tregoni kujdes.

Gaforrja- Sot ju presin aventura të vogla dhe duhet të jeni gati për t’i përballuar me shpirt luftarak. Disa njerëz me të cilët kaloni shumë kohë mund të hyjnë në një debat mbi konceptet shpirtërore ose metafizike. Kjo mund të bëjë që ju dhe të gjithë të tjerët të mbeteni të pakënaqur. Ndryshoni temën!

Luani- Merrini gjërat me një hap më shpejtë dhe bëjini vetes një favor për të shmangur çdo lloj mendimi që do të hapte plagë të vjetra. Eklipsi i Hënës e bën situatën të pafavorshme për ju. Beqarët do të përqendrohen te familja dhe nuk do të merren me takime. Financat presin përmirësime të vogla.

Virgjëresha- Mosmarrëveshjet dhe tundimet mund të pengojnë përfundimin e një projekti të rëndësishëm. Është më mirë të përpiqeni të ripërpunoni sesa të përpiqeni t’i afroni të gjithë në këndvështrimin aktual. Të gjithë janë shumë të tensionuar për të dëgjuar arsyen. Buxheti do të jetë i mirë edhe pas disa shpenzimeve.

Peshorja- Ditë e qetë për të dashuruarit. Do t’i kushtoni një pjesë të mirë të kohës shoqërisë së njeri-tjetrit. Miqtë janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Ndërsa plakeni do të zbuloni se ata shtohen. Në planin financiar do të jeni të arsyeshëm dhe nuk do hasni probleme.

Akrepi- Sugjerimet që ju vijnë së fundmi duket se nuk funksionojnë më. Emocionet tuaja mund të ndryshojnë intuitën. Ju mund të mos merrni mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve ashtu si veproni normalisht. Kjo mund të jetë e dobishme në fund. Intuita është më e dobishme kur kombinohet me intelektin.

Shigjetari- As sot nuk do të jetë shumë e thjeshtë për ju, por lajmi i mirë është se keqkuptimet me partnerin/en do të marrin fund. Mund të ndjeheni veçanërisht pasionantë me shpirtin tuaj binjak. Sidoqoftë, partneri juaj mund të ndalohet nga përgjegjësi të tjera ose mund të mos jetë në humor.

Bricjapi- Programet tuaja të ardhshme mund të ndryshojnë. Këto ndryshime profesionale do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në jetën tuaj private. Beqarët do të njihen me personat e duhur në ambiente të ndryshme ku do të dalin. Financat nuk janë të mira.

Ujori- Mos e lini veten që të kushtëzoheni nga opinioni i ashpër i të tjerëve. Dikush me të cilin duhet të kontaktoni për informacion mund të jetë përkohësisht i padisponueshëm. Ju të duhet të përpiqeni të gjeni gjithçka që ju nevojitet diku tjetër. Kjo mund të jetë e vështirë. Financat do të mund të përmirësohen.

Peshqit- Ndoshta ja keni dalë më mirë financiarisht nga sa e kishit parashikuar, por ende nuk mund të keni arritur disa nga qëllimet monetare që do të donit. Mundohuni që ta ndihmoni partnerin/en për një vendim të vështirë. Beqarët do të kenë njohje me disa persona por asgjë për lidhje serioze./tvklan.al