Viti 2018 është një vit që do të na frymëzojë me energji. Mund të ketë edhe disa momente ankthi, siç ndodh gjithmonë, por kjo është vetëm një pjesë e të qenit energjikë. Një ndjenjë fokusi është gjithçka ju nevojitet për ta vënë këtë energji në një përdorim sa më të frytshëm.

Viti fillon me një bashkim të fuqishëm të Marsit dhe Jupiterit. Kjo ju bën të arrini atë që doni në jetë. Gjithashtu sjell një dozë të madhe energjie që fuqizon ditët tuaja si edhe hap rrugët për planet në karrierë dhe planeve familjare. Dielli, Venusi dhe Plutoni të bashkuar në një Bricjap pragmatik do t’ju mbajnë të qëndrueshëm dhe në rrugën e duhur.

Një ndërgjegje e fortë sociale ju ndihmon juve dhe të gjithëve përreth jush. Çfarëdo që bëni për të tjerët, do t’ju kthehet mbrapsht dhe ndoshta në një mënyrë edhe më bujare. Megjithatë ky fakt kalon në plan të dytë. Qëllimi juaj për të bërë mirë, do t’ju japë shumë pikë dhe do përballeni gjithnjë me surpriza të këndshme. Me pikat hënore të Luanit dhe Ujorit, ju do të gëzoni gjithçka dhe do bëni madje edhe më shumë, pa marrë parasysh pse ose për kë po e bëni këtë.

Viti 2018 është ndërtuar për t’u argëtuar pa fund dhe për arritje të mëdha. Mos kini frikë! Guxoni ta jetoni atë!

Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) do të jenë të zgjuar dhe krijues gjatë gjithë vitit. Viti fillon me Uranin te Dashi dhe Mërkurin te Shigjetari. Të tre forcat tërheqëse të Merkurit do të ushtrohen te shenjat e zjarrit (Dashi në mars, Luani në korrik dhe gusht, Shigjetari dhe Akrepi në nëntor dhe dhjetor), kështu që ka shanse të mëdha që këto shenja të jenë të favorizuara. Në nëntor, Jupiteri hyn te Shigjetari dhe do të sjellë fat të mbarë për të gjithë, sidomos për shenjat e zjarrit. Pika hënore të Luanit do të sjellin pak negativitet prandaj jini të kujdesshëm dhe respektoni kohën tuaj. Është e rëndësishme.

Shenjat e Tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) janë të ankoruara mirë me Plutonin në zemër të Bricjapit. Dielli dhe Venusi në Bricjap ju japin autoritet shtesë në karrierë dhe në sferat publike. Jepni maksimumin tuaj në këtë pjesë. Marsi është aktiv nga marsi në korrik, duke filluar nga Ujori dhe mbaron në Bricjapin. Ju mund të rimendoni disa linja veprimi, por në fund do të jeni të mirëorganizuar dhe të etur për të ecur përpara. Saturni është pasiv gjatë gjithë vitit. Vendimet e nxituara ose gabimet duhet të jenë pakta. Shfrytëzojeni çdo ditë të vitit.

Shenja e ajrit (Binjakët, Peshorja dhe Ujori) marrin përparësi mbi të gjithë me hënën te Binjakët derisa fillon 2018. Ju do të angazhoheni plotësisht dhe të përfshiheni në shumë çështje, grupe dhe individë frymëzues. Një eklips diellor i Peshores në shkurt fuqizon përfshirjen tuaj publike. Një eklips hënor në korrik (me një hënë të plotë të Ujorit) do të godasë angazhimet tuaja emocionale. Pika e hënës në jug të Ujori ju mundëson të nxirrni histori të suksesshme nga e kaluara. Në nëntor, Venusi përfundon periudhën e tij tërheqëse, kështu që shikoni anën e mirë e romancave të zymta.

Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) mbajnë standardet e larta me Neptunin që ulet te Peshqit. Lidhja e fuqishme Mars dhe Jupiter në Akrep në vitin 2018 siguron që këto ideale të jenë të arritshme dhe ia vlen të luftojnë. Në tetor, Venusi kthehet  te Akrepi dhe hedh poshtë çdo emocion ekstrem. Mendimi juaj do të jetë zëri i arsyes gjatë gjithë vitit.

Në numerologji, viti 2018 është numër i madh. Kjo është më shumë se sfidë ose konflikt. Është gjithashtu krijimi i realitetit. Për të bërë pëlhurë, keni nevojë për pe dhe copë. Për t’i marrë këto, ju duhet të kaloni nëpër një udhëkryq. Tregohuni pragmatikë dhe të zgjuar. Ky vit ju jep të gjitha këto cilësi në bollëk, plus disa të tjera!/tvklan.al