antrax5 persona rezultojnë të prekur nga antraksi në Hungari.

Ata janë shtruar së fundi në një prej spitaleve të këtij shteti dhe po monitorohen nga afër për vijueshmërinë e gjendjes së tyre shëndetësore.

Sipas autoriteteve hungareze, janë marrë monstra të mishit ngrirë të 2 kafshëve të therura në mënyrë ilegale.

Nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se therja ka ndodhur në një fermë 160 kilometra në lindje të Budapestit, e cila gjithashtu po monitorohet rreptësisht.

Sëmundja e Antraksit shkaktohet nga një bakterie që rritet në kushte normale në tokë.

Tv Klan