Në puntatën e transmetuar sot në “Talk Love Story” u prezantua më shumë me publikun Rei nëpërmjet një klipi.

Ndër të tjera, ai tha se “koshi” i tij i radhës do të jenë një ndër vajzat e “Love Story”.

Ky etiketim duket se nuk i ka pëlqyer Danielës, e cila i është kundërvënë.

Të pyetur nëse e kishin zhvilluar takimin, dyshja thanë se kishte dalë jashtë pritshmërive, por për detajet do t’i diskutojnë kur të prezantohet klipi spektaklin e së hënës.

Daniela: Më fal, i dukemi kosha ne këtij, të na bëjë ky gol ne?

Rei: Ishte në mënyrë figurante.

Daniela: Koshin e pamë kush ishte, dole jashtë e erdhe prapë, siç ishe dominues, u bëre dhe çdominues. S’ka nevojë që të bëhen skena. Në klip s’mu duk asgjë surprizuese, do të doja të njihja më shumë se si është Rei.

Eni Shehu: E keni bërë takimin?

Daniela: E kemi bërë takimin, por s’dua të jap komente. Ishte jashtë pritshmërive, prisja më shumë.

Rei: Jashtë pritshmërive.

Dea: Unë prita ato emocionet e forta, më vjen shumë për të qeshur.

Daniela: Emocionet i kishte pasur me ty shpirt, saqë kishte arritur puthjen, kurse me mua nuk arriti gjë. Me mua mori vetëm ca plumba, u vra nga gishtat.

Dea: Rei, herën e kaluar më tha se emocionet e forta në një takim ne do t’i shohim kur të kemi një takim me Danielën dhe më vjen shumë keq që Daniela ka mbetur e zhgënjyer.

Daniela: Reit po i bëre qejfin është ok, po ju kundërvure, ikën Rei.

Rei: Jo, s’ka lidhje fare.

Daniela: Rei je shumë fëmijë i llastuar./tvklan.al