Një tjetër skemë mashtrimi është goditur nga Policia. Persona tashmë të arrestuar nga Policia e Lezhës, prezantoheshin si kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Pre e mashtrimit ka rënë një biznesmen vendas, i cili u ka dorëzuar këtyre personave, 15 mijë Euro.

Të arrestuar për këtë skemë janë: Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku banues në Shijak ndërsa është shpallur në kërkim, Shefki Kurti.

Policia informon se ata përdornin aplikacionin “Signal” dhe prezantoheshin si përfaqësues të institucioneve vendore.

Po këta shtetas, 3 ditë më pas, më datë 17 Korrik, tentuan të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash nga ky shtetas, me anë të së njejtës skemë. 

Pas goditjes së këtij grupi ka reaguar kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, emri i të cilit u përdor nga të arrestuarit. Ai shkruan në Facebook se nuk i njeh këta persona, ndërsa bën thirrje që biznesmenë që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve, të bëjnë denoncimin në polici.

Pjerin Ndreu: Para ca ditësh ne e kapëm situatën, denoncuam dhe u bë e mundur kapja e autorëve nga ana e Policisë Lezhë! Nëse ka persona të tjerë që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, ju lutem të denonconi në polici!.

Policia po heton dhe një rast tjetër, ky janë të përfshirë të njëjta persona. Ata kanë tentuar të përfitojnë 20 mijë Euro një shtetasi, me një njëjtën skemë mashtrimi.

Klan News