Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Mëzes pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “mashtrim”.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Fushë Mëzes, u kap shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”,” njoftojnë uniformat blu të policisë.

Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al