Një 54-vjeçare shqiptare në Greqi është arrestuar nga policia për zjarrvënie. Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar në ishullin e Kretës, ku në oborrin e një shtëpie morën flakë dy automjete.

Nga hetimet e autoriteteve greke ka rezultuar se zjarri në makinë ishte vendosur nga një grua 54-vjeçare shqiptare, e cila dogji makinën e ish-partnerit të saj, një 54-vjeçar pakistanez.

Automjeti i këtij të fundit pësoi dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri shkaktoi dëmtime edhe në një makinë të dytë.

/tvklan.al