Ilaçi antiparazitar “ivermektina” efikas kundër Covid-19



Ilaçi antiparazitar “ivermektina” efikas kundër Covid-19

08:40 12/05/2021

Ky ilaç është efikas edhe ndaj disa viruseve të tjera si ai i HIV-AIDS, Dengue dhe Zika.

Një studim i kryer në Australi ka treguar që “ivermektina”, një ilaç antiparazitar ka treguar efikasitet kundër koronavirusit në kushte laboratorike. Ky ilaç është efikas edhe ndaj disa viruseve të tjera si ai i HIV-AIDS, Dengue dhe Zika.

Sipas disa shkencëtarëve, një dozë e vetme e këtij medikamenti është në gjendje që të bllokojë rritjen e agjentit patogjen në trup, duke e eleminuar të gjithë materialin e tij gjenetik brenda 48 orëve.

Një studim i realizuar nga një grup shkëncetarësh dhe i analizuar të paktën në 18 raste klinike ka zbuluar se përdorimi i këtij ilaçi për shërimin nga parazitët mund t’i japë fund pandemisë Covid-19.

Sipas këtij studimi mbi përdorimin e Ivermektinës në trajtimin e Covid-19, ekspertët kanë zbuluar një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë dhe kohës së rimëkëmbjes të të prekurve.

Për më tepër, studimi vëren se rreziku i prekjes nga Covid-19 zvogëlohet ndjeshëm përmes përdorimit të invermektinës. Vlen të theksohet se muajt e fundit kanë dalë edhe disa studime të tjera që sugjerojnë se ky ilaç mund të jetë i dobishëm në trajtimin e Covid-19, edhe pse OBSH nuk e ka aprovuar ende përdorimin e tij për trajtimin e këtij virusi.

Klan News










Të ngjashme