Opinion– Ilir Meta, një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër i vendit ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” më datë 14 Korrik të vitit 2002.

Gjatë intervistës, gazetari Blendi Fevziu e pyeti Metën nëse po tentonte të rrëzonte qeverinë e saj periudhe drejtuar nga Pandeli Majko, por ish-kryeministri u shpreh se në thelb bëhej fjalë për një proces të ri që kishte të bënte me integrimin e vlerave të Partisë Socialiste.

“Tashmë kemi një situatë të re cilësore, e cila është në funksion të stabilitetit të vendit, veçanërisht pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Të gjitha zhvillimet janë duke u kryer në një terren më të qëndrueshëm. Ju shprehët konceptin e rrëzimit të qeverisë Majko, ndërsa në thelb kemi të bëjmë me një proces të ri që ka të bëjë me integrimin e vlerave më përfaqësuese politike dhe profesionale të Partisë Socialiste. Ju flisni për rrëzim, ndërsa unë flas për një zgjedhje që i integron të gjithë, që nuk mohon vlerat e qeverisë aktuale. Jam i vendosur të mbështes çfarëdolloj qeverie që të zgjedhin forumet drejtuese të PS”.

“Në këto 10 vite nuk kam shkelur asnjë vendim edhe pse për mendimin tim mund të mos kenë qenë të drejta. Pas zgjedhjeve të 24 Qershorit patëm kontradikta të ndryshme, kryesisht lidhur me funksionimin e qeverisë, për raportet parti-qeveri apo kryetar partie-kryeministër. Kjo tregon që ky funksionim ka qenë i përkohshëm. Tendenca në kongresin e tretë për ndarjen e dy funksioneve ka qenë me idenë për demokratizimin e mëtejshëm të partisë që një figurë të mos kishte dy funksione. Por kjo funksionoi përkohësisht”.

“Një skenë e cila sjell dualizëm, ndërkohë që ka të njëjtin objekt pune sjell probleme. Skema e re për të unifikuar postin e kryetarit të partisë me atë të kryeministrit, ashtu siç e kanë të gjitha vendet, është një skemë që synon rritjen e efikasitetit të qeverisë”, tha Meta. / tvklan.al