Profesori dhe drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, Mark Marku ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se është i infektuar me Covid-19. Ai tregon se ka bërë tamponin para 3 ditësh dhe ka rezultuar pozitiv. Marku thotë se është asimptomatik dhe njofton se do mungojë për disa ditë në takimet zgjedhore duke respektuar këshillat e mjekut.

“Të dashur miq! Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.  Jam në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.  Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.  Shihemi së shpejti, mes miqsh”, ka shkruar Mark Marku. /tvklan.al