Modelja e Victoria’s Secret, Alexina Graham u shtrua në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u komplikua së tepërmi, si pasojë e infektimit nga virusi.
Modelja britanike përmes një postimi në Instagram sqaroi fansat në lidhje me gjendjen e saj, por gjithashtu falenderoi motrën e saj për përkujdesjen e treguar.
“Unë isha e frikësuar, kisha dhimbje dhe nuk dija se çfarë më priste, por ti u kujdese për mua, më mbajte, fshive lotët e mi dhe ke qenë aty gjatë secilit hap. Kur nuk mund të ishe me mua në spital, ishe në telefon. Familja, miku më i mirë dhe infermierja ime në shtëpi. Të dua”.
Më tej, modelja bëri të ditur se gjendja e saj është
përmirësuar dhe ndjehet më mirë çdo ditë që kalon.