Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin në nivelet më të larta që nga viti 1982





Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin në nivelet më të larta që nga viti 1982

21:40 17/08/2022

Ministri britanik i Financave: Jam i shqetësuar për rritjen e çmimeve të energjisë tek bizneset

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një rekord të zymtë. Gjatë muajit korrik inflacioni arriti në 10.1%, më e larta që nga Shkurti 1982.

Rritja tejkaloi parashikimet e ekonomistëve të cilët kishin parashikuar norma më të ulëta të inflacionit. Pavarësisht paralajmërimeve për një recesion të mundshëm, Banka e Anglisë në fillim të këtij muaji rriti normën e saj bazë të interesit me 0.5% në 1.75% – rritja më e lartë që nga viti 1995.Kjo bankë parashikoi se inflacioni do të arrinte kulmin në Tetor duke vështirësuar më tej situatën për qytetarët.

Ministri britanik i financave Nadhim Zahawi u shpreh se departamenti i tij po shqyrton të gjitha opsionet në tryezë për të ndihmuar konsumatorët të përballojnë kostot në rritje të energjisë.

Një gjë për të cilën kam filluar të shqetësohem vërtet është ndikimi tek bizneset e vogla për shkak të rritjes së energjisë, e cila padyshim do të ushtrojë presion të madh mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme“, tha ai.

Britania e Madhe nuk është e vetmja që po përballet me rritjen në rritje të çmimeve, por ka shenja se do të vazhdojë të luftojë me rritjen e inflacionit për më gjatë se vendet e tjera. Shumë ekonomistë besojnë se inflacioni në SHBA ka arritur kulmin pasi ai ra në 8.5% në Korrik nga niveli më i lartë i katër dekadave prej 9.1% në Qershor.

Klan News













Të ngjashme