41% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 20 vjet

796.438 mjete rezultuan në fund të vitit 2022 nga 740 669 të tilla në vitin 2021, duke u rritur me 7.5%.

Sipas INSTAT përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,3 %).

Të dhënat zyrtarë për në vitin 2022 tregojnë se numri i autoveturave për pasagjerë për 1000 banorë është 232, ndërsa një vit më parë ishte 212.

Ajo që bie në sy nga të dhënat e INSTAT është se edhe pse Tirana ka numrin më të mdh të popullsisë, numrin më të madh të makinave për banorë e ka Durrësi.

Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Durrësi kryeson me numrin më të lartë të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë me 301 të tilla e  djekur nga Lezha me 287 autovetura për 1.000 banorë.

Ndërsa Korça është qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë me 165 autovetura.

Flota e mjeteve që operojnë në Shqipëri vijon të mbetet shumë e vjetër dhe po zëvendësohet me ritme të ngadalta.

Gati 41% e autoveturave që qarkullonin deri në fund të vitit 2022 kishin një moshë më të lartë sesa 20 vite.

51% kishin një moshë nga 11-20 vite; 5.5% nga 6 deri në 10 vite dhe vetëm 5 mijë makina, apo 0.8% janë të reja, me vit prodhimi prej më pak sesa dy vjet. Markat “Mercedez-Benz” dhe  “Volkswagen” janë llojet e makinave më të përhapura në vendin tonë.

Klan News