Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë tha se kursi i këmbimit të valutës e ka qenë relativisht të qëndrueshëm.

“Kursi i këmbimit ka qenë relativisht i qëndrueshëm në tre mujorin e tretë duke pasqyruar një nivel më të lartë blerje valutash nga BSH. Në raport me kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka politikën e saj monetare dhe operacionale dhe natyrisht që kjo është gjithashtu e koordinuar me politikën fiskale të qeverisë”.

Sejko vuri në dukje se paga mesatare në sektorin privat u rrit me 6.9% në tremujorin e dytë, duke shtruar se politika monetare e ndjekur gjatë dy viteve të shkuara nga Banka ka rezultuar e suksesshme.

Banka vëren se kredia për sektorin privat shënoi një përshpejtim të mëtejshëm gjatë muajve Korrik-Gusht, ku ritmi i rritjes kulmoi në nivelin 16.8% në muajin Gusht, duke qëndruar në nivelet më të larta të më shumë se një dekade.

Guvernatori Sejko shpalli dhe vendimet e Këshillit sa i përket kritereve të reja për mikrokreditë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, si aftësia paguese dhe mosha e huamarrësve.

“Në raport me një analizë më të mirë financiare për të treguar aftësinë e tyre për marrje kredie. Nuk mund të marrin më shumë se dy kredi konsumatore njëherësh”.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi më 1 janar 2025. Ndërkohë që Banka e Shqipërisë vendosi që të mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit në nivelin 3%.

Tv Klan