Sportistët  pjesëmarrës në Lojërat Olimpike kanë përdorur rrjetet sociale për të treguar pajisjet më  të fundit teknologjike që u janë dhënë për eventin e madh sportiv.

Çdo sportist ka marrë një celular të ri Samsung me kapak, i cili është prodhuar posaçërisht për Lojërat Olimpike. Versioni standard kushton £1,049.

Pajisjet përdoren edhe në ceremonitë e medaljeve olimpike. Pasi marrin medaljet, sportistëve në podium u jepet një celular që të shkrepin një ‘selfie’ fitoreje.

Sipas Samsung, fotot kanë për qëllim të ndihmojnë sportistët që të ndajnë kujtime të reja dhe më personale të fitores në krye të podiumit. Çantat  e dhuratave përmbajnë edhe sende të ndryshme të kujdesit për veten, shishe uji dhe kupona dhuratë por jashtë botës virtuale, ka edhe më shumë risi teknologjike.

@imogendaisyg now I can hang up on my friends in a sassy way with my new ✨ olympic phone✨ #olympics #samsung @Team GB @SamsungUK ♬ original sound – Imogen Grant | GB Rower

Kostume hapësinore noti

Ekipet e notit kanë veshje të teknologjisë së lartë. Përfaqësuesit australianë  janë ndër ata që garojnë me veshje të mbuluara nga një material që përdoret në hapësirë. Veshjet e prodhuara nga Speedo janë të mbuluara nga një material që më parë ishte krijuar për të mbrojtur satelitët në orbitë. Kostumet janë rezistente ndaj ujit dhe  notarët mund të lëvizin më shpejt.

Megjithatë janë shumë të ngushta pasi në një video të postuar në Instagram, ekipi australian i water polo u përpoqën t’i zgjeronin paksa. Madje në një moment ata mbaheshin te njëri-tjetri dhe kërcenin lart e poshtë.

Veshje kundër rrezeve infra të kuqe

Ana e errët e internetit solli edhe krijimin e disa veshjeve të teknologjisë së lartë për atletet japoneze. Në vitin 2020, ato u ankuan për imazhet e papërshtatshme të tyre gjatë garave që qarkullonin në internet pasi shumë spektatorë i kishin fotografuar duke përdorur kamera me rreze infra të kuqe. Kamerat tregojnë format e trupit të një personi poshtë veshjeve. Shtypi japonez tha se fotografitë me përmbajtje të papërshtatshme përmes rrezeve infra të kuqe janë një problem në rritje për sportistet.

Si rrjedhojë, sportistet japoneze të volejbollit, disiplinave të tenisit, atletet etj, po garojnë të veshura me një material të ri që thith dritën infra të kuqe. Teknologjia funksionon në mënyrë të ngjashme me mjetet fluturuese që përthithin dhe shmangin sinjalet e radarëve./tvklan.al