Sekretariati i Komunitetit të Energjisë për vendet e Ballkanit ka ndërmarrë një nisëm për të ndryshuar rregulloren e brendshme. Nisur nga problemet që vendet anëtare kanë patur me njëri – tjetrin dhe sot nuk janë zgjidhur ende, në traktatin e ri që do të parashikohen masa ndëshkuese më të ashpra për shtetet nuk zbatojnë vendimet e Këshillit të Ministrave të Sekretariatit.

Rasti më flagrant është ai i Serbisë, e cila kishte afat deri në fund të dhjetorit për t’i njohur pavarësinë Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Kosovës, në mënyrë që të vihet në punë linja e interkonjeksionit me Shqipërinë dhe që sot ende nuk është zbatuar.

Një burim nga ministria e Energjisë tha se ky rast është paraqitur në sekretariat dhe drejtuesit kanë pranuar që të forcojnë më shumë rregullat dhe fuqinë e tyre mbi vendet anëtare. Në bazë të rregulloreve të sotme, fillimisht Serbia duhet të përjashtohej nga donacionet e më pas disa vitesh, nëse sërish nuk zbatonte vendimin e Këshillit të Ministrave mund të përjashtohej.

Në qershor Shqipëria mbush një vit që nuk ka vënë në punë projektin 75 milion euro për linjën e energjisë që ndërtoi sëbashku me Kosovën./ TVKLAN