Jubileu i 50-të i Konferencës Evropiane Rajonale të Interpolit në Ohër, u përputh me 30-vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në këtë organizatë, por edhe me 7 Majin, Ditën e Policisë.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se krahas krimit të organizuar, emigrimit ilegal, tregtisë me drogë dhe armë, gjithnjë e më shpesh po flitet edhe për krimin kibernetik dhe kërcënimet hibride.

“Fakt i pamohueshëm është se kjo luftë kundër sfidave bashkëkohore globale është më e suksesshme dhe më efikase, pikërisht përmes qasjes së domosdoshme globale dhe rajonale. Këtë e kanë treguar edhe ngjarjet më të reja gjeopolitike në nivel botëror, që kërkojnë nga ne përgjigje të përbashkët serioze”, tha Oliver Spasovski.

Përkundër sukseseve operative, në horizonte ekzistojnë shumë kërcënime, përcjell KlanM, deklaratën e Kryetarit të Interpolit, Ahmed Al-Raisi.

“E pranishme është edhe gjenerata e re e kërcënimeve kibernetike. Ndikimi i kushteve të konfliktit dhe ekonomisë jo stabile po përhapen në Evropë. Sot jemi këtu për një arsye, të ndërtojmë botë më të sigurtë. Sot Evropa përballet me sfidën e spektrit të gjerë të veprave kriminale. Krimi i organizuar është shqetësimi kryesor, kurse në rritje janë format e ndryshme të tregtisë me njerëz, terrorizmit dhe krimit kibernetik”, tha Ahmed Al-Raisi, kryetar i Interpol-it.

Interpoli rrënjët i ka në Evropë, respektivisht në Vjenë, vendin ku para 100 viteve u themelua kjo organizatë. Konferenca e 50-të Evropiane Rajonale e Interpolit do të mbahet deri më 10 Maj në Ohër. 

Klan Macedonia