Ish-princesha e Katarit Kasia Gallanio është gjendur e vdekur. Ajo ishte ish-gruaja e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani një nga pjestarët e e familjes mbretërore të Katarit. 45- vjeçarja është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj në Marbella të Spanjës nga njëra nga vajzat e saj mëngjesin e të dielës. Vajza kontaktoi policinë spanjolle nga Parisi duke i lajmëruar se nuk mund të lidhej me nënën e saj prej disa ditësh, raporton gazeta franceze Le Parisien.

Policia ndërhyri në shtëpinë e saj dhe e gjeti të shtrirë pa shenja dhune. Autoritetet mendojnë se ajo mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një overdoze, por janë duke pritur ende përgjigjen e autopsisë.

Divorci i Gallanios me Sheikun nga Katari pati një përplasje të madhe ligjore për kujdestarinë e tre vajzave minorene të çiftit, çështje cila nuk ishte vendosur ende. Sipas gazetës francez, 45-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte shtruar disa muaj në spital vitin e kaluar, për këtë arsye dhe gjykata e Parisit nuk dha një vendim.

Çështja e divorcit përfshinte dhe akuza për abuzim seksual, ku një nga vajzat tha se babai i saj e kishte ngacmuar atë seksualisht rreth moshës 9-15 vjeç, akuza të cilët u hodhën poshtë nga sheiku. Deklarata të cilat shtynë prokurorinë e Parisit të hapë një hetim për abuzim seksual.

‘’Besoj se klientja ime ishte e tronditur nga ky vendim. Mendoj e mbi të gjitha ajo vdiq nga pikëllimi.’’– u shpreh avokatja e të ndjerës, Sabrina Boesch për revistën franceze.

Boesch udhëtoi drejt Spanjës të hënën, me dy nga vajzat e Gallanios të cilat identifikuan trupi e mamasë së tyre. Sipas avokates, sheiku 73-vjeçar nuk ka komunikuar me fëmijët e tij dhe po mbulon vetëm shpenzimet e akomodimit, ndërkohë vajza më e vogël vetëm 15 vjeç, është izoluar nga bota duke qëndruar vetëm në shtëpinë e saj 5,000 metra katrorë.tvklan.al