Një gjeofizikant britanik nga Kolegji Imperial i Londrës po jep alarmin për vullkanin nënujor “Kolumbos” në pjesën verilindore të grup ishujve “Cyclades” në Santorini. Sipas gjeofizikantit ky vullkan përbën një kërcënim serioz.

Gjeofizikanti Kagetan Krapkiewicz, i cili drejton një ekip kërkimor në Imperial College London, u bën thirrje shkencëtarëve grekë të jenë vigjilentë duke instaluar një sistem monitorimi të vazhdueshëm. 

Ishulli i Santorini

Gazeta gjermane Morgenpost raporton se gjeofizikanti këshillon përdorimin e një rrjeti për matje në kohë reale që mund të vlerësojë më mirë kur mund të ndodhë shpërthimi.

Për gazetën britanike “The Guardian” ky informacion është jetik duke marrë parasysh dhe faktin që në ishull jetojnë 15 mijë banorë dhe janë me mijëra turistë që e vizitojnë Santorinin çdo vit.

Vullkani nënujor i emërtuar “Kolumbos” sipas shkencëtarëve mund të aktivizohet pas 400 vitesh.

Pjesa verilindore e ishullit “Cyclades” 

“Kolumbo” shpërtheu për herë të fundit në vitin 1650 pas Krishtit duke shkaktuar vdekjen e 70 personave. Në atë kohë u krijua një “dhomë” e magmës së vullkanit, që sipas vlerësimeve të fundit tashmë duket se është zgjeruar.

Edhe pse një shpërthim i tillë do të çonte në tragjedi, gjeofizikantët thonë se kërcënimi është serioz por duhet mbajtur nën monitorim se sa është koha që mund të ndodhë, në mënyrë që të merren masa./tvklan.al