Ky është apartamenti ku qëndronte lideri i Hamasit Ismail Haniya i cili nuk e dinte për rrezikun me të cilin kishte dy muaj që jetonte.

Gazeta amerikane ËSJ ka zbuluar detaje të reja nga vrasje e 62-vjeçarit. Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniya u vra këtë javë nga një bombë e sofistikuar  dhe jo nga një raketë, siç u raportua më herët nga mediat e huaja. Bomba u shpërthye nga distanca, thanë pesë zyrtarët, pasi u konfirmua se ai ishte brenda dhomës së tij në  këtë ndërtesë. Shpërthimi vrau gjithashtu një roje sigurie .

Sipas gazetës amerikane e citon shtatë zyrtarë të Lindjes së Mesme, duke përfshirë dy iranianë, dhe një zyrtar amerikan, pajisja shpërthyese u fut në ndërtesën e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran rreth dy muaj më parë.

Sipas dy zyrtarëve të Gardës Revolucionare iraniane të informuar për incidentin, shpërthimi tronditi ndërtesën, thye disa xhama dhe shkaktoi shembjen pjesërisht të një muri. Se si u vendos bomba në bujtinë mbeti e paqartë. Dhoma e tij nuk ishte dëmtuar shumë, gjë që sugjeron një planifikim të saktë në shënjestrimin e Haniyeh thotë gazeta amerikane.

Presidenti i SHBA Joe Biden  ka reaguar për vrasjen  e liderit të grupit islamik palestinez të Hamasit. Ai është shprehur se vrasja e tij nuk  është e dobishme për arritjen e një armëpushimi në luftën e Izraelit në Gaza. Ekziston një rrezik në rritje për një përshkallëzim  më të gjerë në Lindjen e Mesme pasi Irani ka kërcënuar se do të hakmerret  kundër Izraelit.

Klan News