Më shumë se 90 persona u arrestuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pas demonstrative te dhunshme te ekstremit të djathtë. Shumë dyqane u plaçkitën në Liverpool, Bristol, Manchester, Leeds, Belfast, Stoke dhe Nottingham.

Kryeministri Keir Starmer u dha mbështetje te plotë forcave policore për të ndërmarrë veprime kundër ekstremistëve që sipas tij mbjellin urrejtje. Gjithsesi qeveria britanike deklaroi se nuk ka nevojë që ushtria të përfshihet me forcat e saj për të ndalur këto trazira që kanë përfshire pjesë të mëdha të Anglisë.

Dhuna u ndez në kryeqytetin e Irlandës së Veriut në Belfast ku dhjetëra biznese u sulmuan dhe u dogjën.

Trazirat janë shkaktuar pjesërisht nga keqinformimi ne mediat sociale në lidhje me sulmin me thikë në një festë
Tensionet kanë qenë të larta që pas ditës së hënë me vrasjen e tre vajzave të reja në Southport, Merseyside,.

Në Liverpool, protestuesit hodhën tulla, shishe, molotov në drejtim të policisë. Dy oficerë të policisë u dërguan në spital, njëri me hundë të thyer dhe një tjetër me fraktura në nofull.

Disa qindra demonstrues u mblodhën përballë stacionit Lime Street të Liverpool-it duke brohoritur “refugjatët janë të mirëpritur këtu” dhe “llumrat naziste, larg rrugëve tona”.

Ata marshuan në bregun e lumit të qytetit për t’u përballur me rreth një mijë protestues që mbanin në duar parulla kundër emigracionit. Disa prej protestuesve bërtisnin me sharje islamofobike.

Në Bristol, pati përplasjeje të gjatë dhe të ashpër mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe atyre antifashiste. Këta të fundit kanë brohoritur fashistët nuk janë të mirëpritur.

Një numër oficerësh janë plagosur, dhe kanë përfunduar në spital me plagë të rënda.

Klan News