Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është shprehur se Himara nesër do të zgjohet me 2 kryebashkiakë të zgjedhur. Në një prononcim për mediat, Dule ka thënë se mandati i Fredi Belerit akoma nuk i është ndërprerë konform ligjit dhe me vendim të formës së prerë.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule: Ende nuk ka një vendim të formës së prepë në lidhje me kushtetueshmërinë e këtij dekreti. Së dyti, Himara nesër do të zgjohet me 2 kryebashkiakë të zgjedhur. Mandati i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit dhe me vendim të formës së prerë.

Është për t’u gjykuar në KAS ankimimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe njëkohësisht dhe i Belerit. Ankimime të depozituara konform ligjit brenda hapësirës kohore të 30 ditëve që parashikon ligji dhe procedura.


/tvklan.al