Në pazarin karakteristik të Gjirokastrës janë të shumtë turistët e huaj, të cilët teksa eksplorojnë zonën historike të qytetit zgjedhin të ndalojnë edhe në dyqanet e shumta. Interes të veçantë ka për suvenire të ndryshme dhe produkte kryesisht shqiptare.

“Unë jam nga Barcelona në Spanjë. Jam për herë të parë në Shqipëri. Nga ky vend veç suveniereve kam marrë edhe ëmbëlsira të ndryshme dhe gliko,” tha një turiste.

“Kemi ndaluar këtu për të marrë diçka që ta kemi kujtim nga vendi juaj,” u shpreh një tjetër.

Geraldina Canaj prej vitesh ka hapur një dyqan ku tregton produkte të ndryshme. Ajo na tregon se për çfarë kanë më shumë interes vizitorët.

Geraldina Canaj, pronare dyqani: Turistët më shumë tërhiqen nga këto prodhime vendase, prodhimet e qeramikës, punimet me qëndisje, pra punime tradicionale gjirokastrite, këto i tërheqin më shumë.  

Geraldina thonë se vizitorët përveç Evropës janë edhe nga vende të largëta.

Geraldina Canaj, pronare dyqani: Janë shumë nacionalitete që kanë qenë këtu edhe vitet e tjera, por sivjet shikojmë edhe nacionalitete nga e gjithë bota, përshembull nga Amerika, vendet aziatike që ndoshta nuk kanë qenë ndonjëherë këtu, por sivjet shikojmë një interesim të madh.

Gjirokastra është një nga qytetet më të vizituara të vendit dhe zgjidhet kryesisht për historinë dhe kulturën.

Klan News