Mungesa për këtë takim ka edhe Ukraina. Sulmuesi Dovbik dhe mbrojtësi Popov nuk janë të gatshëm, madje trajneri Rebrov tha në konferencën e djeshme se ka edhe ndonjë shqetësim tjetër, por që do të vendoset para ndeshjes.

Por ukrainasit kanë lojtarë me përvojë si kapiteni Jarmlenko apo mesfushori Zinçenko. Edhe pse luajnë ndeshjet larg vendit të tyre ukrainasit presin të kenë mbështetjen e atyre që jetojnë në Pragë. Kjo përfaqësuese kërkon fitoren edhe për ata bashkëkombës që po vuajnë agresionin rus.

Tv Klan